Gjatë një bisede në studio kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka mohuar të ketë darkuar me Kryeministrin Rama.
Blendi Fevziu: Pse një prokurore, aq më tepër një kryeprokurore e Tiranës, duhet të qëndrojë dy orë në një restorant me kryeministrin? Më saktë në Padame, në një sallë të veçantë, në zyrë do ta kisha kuptuar.
Elisabeta Imeraj: Unë e thashë edhe më herët, me këto lloj teorish të përhapura në publik, që në një moment je pjesë e një grupi e pastaj je pjesë e një grupi tjetër, në rastin konkret, njohja ime me kryeministrin është si e çdo qytetari shqiptar.
Blendi Fevziu: Nuk jeni takuar me Ramën?
Elisabeta Imeraj: Nuk ka ndodhur kurrë.
Blendi Fevziu: Zyrtarisht jeni takuar me të?
Elisabeta Imeraj: Nuk ka rastisur.