Ka shkuar në 81 numri i humbjeve të jetës për shkak të koronavirusit në vend, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19.
“Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha MSH.
