Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy persona të zhdukur në Tepelenë dhe Përmet , policia dyshon se kanë lidhje me transportin e drogës

16:37 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhdukur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Tepelenë dhe Përmet ka nisur nga puna për të gjetur dy persona të cilët rezultojnë të zhdukur. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja me të cilën ka humbur kontaktet prej 5 ditësh. Rama është një emër i njohur për policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H. kanë lidhje me transportin e lëndëve narkotike pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike.

Telefonat në përdorim të tij janë vënë nën gjurmimin policor. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Dyshohet se personat janë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Ditët e fundit policia greke ka pasur disa arrestime të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin e gjelbër në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.

Dyshohet se zhdukja e Ramës dhe shokut të tij mund të kenë lidhje me largimin e tyre në një prej këtyre arrestimeve. Viti 2019 ka shënuar shtim të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Greqisë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

persona tepelene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.