Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje, ka publikuar disa pamje të raketave për lëshimin e satelitëve në hapësirë.
Sipas Ramës, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të lëshohen në muajin mars dhe në muajin qershor.
Në videon e publikuar nga kryeministri shihen pamjet se e lëshimit të ‘Spacex Falcon 9’, që u bë në qershor.
“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama.
Rama: Pra, jemi këtu.
Po, ky është lëshimi i ‘Spacex Falcon 9’, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen. Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri
