Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dy shkolla të reja në Don Bosko do të mbajnë emrin “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”

14:09 / January 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81755273 813478219074126 5778591154865963008 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

-Veliaj: Do të jenë edhe më të mira se shkollat që kemi ndërtuar deri sot.

Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet, Tiranës do t’i shtohen edhe dy xhevahire të reja, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe asaj 9-vjeçare “Vaçe Zela”, dy godina model me kushte shumë herë më të mira për nxënësit.

“Jam shumë entuziast që kemi filluar dy fronte të jashtëzakonshme pune: një front është ai për shkollën e mesme ‘Kristo Frashëri’ dhe fronti tjetër ai për shkollën 9-vjeçare ‘Vaçe Zela’. Janë dy fronte pune që do të prodhojnë dy shkolla me oborr të përbashkët dhe mjedise ndoshta më cilësoret për arsimim në qytetin e Tiranës. I ka hije Tiranës që për 100 vjetorin e saj si Kryeqytet të ketë këto dy godina, të cilat po ndërtohen në një zonë që deri dje konsiderohej fundi i botës, kurse sot është shumë afër me qendrën e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Paralelisht me infrastrukturën, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit do të nisin edhe përgatitjen për stafin mësimor.

“Më vjen mirë për 1500 fëmijë që do të frekuentojnë këto mjedise mësimore sepse do të ndjekin kopshtin aty që në moshën 5 vjeçare, deri sa të mbarojnë gjimnazin, e do të arsimohen në një nga ambientet më cilësore e të sigurta të Tiranës. Ne po përgatisim pjesën e infrastrukturës, ndërkohë që bashkë me Ministrinë e Arsimit do të bëjmë përgatitjet për stafin mësimor, që semestrin e dytë të vitit tjetër apo ndoshta për një pjesë edhe më herët, të kemi mundësi të bëjmë një transferim nga shkollat që janë të mbingarkuara”, deklaroi ai, teksa siguroi se çdo shkollë e re është shumë herë më e mirë se shkolla që është ndërtuar para saj.

81759079 504168663637579 5172479567553626112 n

“Besoj me filozofinë e re, ku çdo shkollë e re është shumë herë më e mirë se shkolla që mbaroi përpara saj, do provojmë se shkollat e reja ‘Kristo Frashëri’ dhe ‘Vaçe Zela’, do të jenë akoma më të mira se shkollat ‘Kosova’ apo ‘Servete Maçi’, që janë dy bizhutë e Tiranës në vitet e fundit, për sa i përket infrastrukturës arsimore”, theksoi Veliaj.

Ndërtimi i këtyre dy shkollave të reja dhe i kopshtit është parashikuar të përballojë edhe rritjen demografike në vitet e ardhshme. Kryebashkiaku theksoi se këto investime do të rrisin edhe vlerën e pronës së qytetarëve.

“Parashikojmë që kjo zonë, zona e Njësisë 9 dhe 11, do të jenë zona që do të vazhdojnë të popullohen. Pas tërmetit, Tirana do të përjetojë ndoshta një rritje edhe më të madhe sesa rritja që ka çdo vit. Pra, nëse e kemi pasur rritjen 23 mijë apo 25 mijë banorë në vit, ndoshta do të shkojmë më shumë se 30 mijë. Duke parë sesi janë realizuar shitjet dhe si ka lëvizur tregu imobiliar vetëm në javët e para pas tërmetit, parashikojmë që Tirana do të vazhdojë të rritet, kryesisht me familje të reja dhe kryesisht me familje që kanë nevojë për këto lloj shërbimesh, pra çerdhe, kopësht, shkollë 9-vjeçare dhe shkollë e mesme”, deklaroi ai.

82194052 894266614326266 3998588430584905728 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.