Tashmë droga po porositet me postë nga SHBA për në Tiranë. Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz. Skënder Vata dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin. 3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia. Kujtojmë se policia zbuloi mënyrën e trafikut me postë të kanabisit më 20 mars, ku ranë në pranga I.S, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim F.L, 21 vjeç. Nuk dihet ende nëse ata i përkasin të njëjtit grup me të njëjtin rrjet shpërndarjeje droge.
Të fundit
Dy të rinjtë që porositën kanabis me postë nga SHBA drejt Shqipërisë, zbulohet roli i tyre në grup
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment