Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Dy vajza mirditore që i kushtohen Zotit

17:58 / September 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
70951431 1865417356938074 7299924152280940544 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E para quhet Martine Gjoka dhe është nga Blinishti. Aty ka lindur me datë 26 gusht 1986 dhe po aty është rritur, duke ndjekur shkollën në Reps. Dëshira për t’iu kushtuar Zotit në urdhrin e motrave Karmelitane ka ardhur si pasojë e një jete të jetuar në besim, qoftë nga familja e saj e qoftë nga një ecje e saj personale.

Kështu, pasi ka marrë vendimin në zemrën e vet dhe prindërit me bujari heroike i kanë dhënë bekimin e tyre, ka hyrë në Karmel (në Nënshat) me datë 20. 12.2010. Pas kësaj date, që shënon plotësisht jetën e Martines, ajo e vazhdon formimin e vet me të gjitha etapat e veta. Mbas një prove të fortë e ndali ecjen e vet në kuvend, duke dalë prej tij, por për një vit Jezusi vazhdonte t’i fliste zemrës së saj dhe kështu ia mbërriti ta fitonte përsëri zemrën e saj dhe ta kthente atje ku Ai dinte se është vendi i saj. Në ecjen e vet arriti deri te ky moment që sikur Maria, nana e Krishtit, t’i thot Zotit “Ja ku jam!“.

Kështu me datë 1 tetor 2019 në orën 17.00 ajo do t’i kushtohet Zoti si moter, duke bërë betimin e saj në Manastirin e motrave Karmelitane në Nënshat, gjatë meshës së Udhëhequr nga Nunci Apostolik Charles Brown, si dhe me pjesmarrjen e ipeshkvinjëve e meshtarëve të tjerë.

~~~~~~~~~~~~~●~~~~~~~~~~~~~~

E dyta quhet Gjyste (Gëzime) Doda. Ka lindur në Simon më 08.06. 1977 dhe është rritur në Bukmirë. Është fëmija i pestë, me tre vëllezër e një motër. Është pagëzuar në moshën 21 vjeçare. Shkollën deri në të mesmen e ka kryer në Bukmirë e Rrëshen. Më pas studimet e larta i ka kryer për Filozofi e Teologji në Insitutitin Teologjik të Shkodrës.

Motra Gjyste është pjesë e Insitutit të Rregulltareve të familjes së madhe pauline me emrin Motrat e Bariut të mirë (pastorelle). Ajo me datë 5 tetor në orën 10.30 do të bëjë betimin e saj të përhershëm si motër në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë gjatë mshës së udhëhequr nga Ipeshkëvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta.

Ju ftojmë të gjthëve që të lutemi për motër Martinen dhe motër Gjysten që Zoti t’i udhëheqë në jetën e tyre e po ashtu të lutemi që vajza e djem të tjerë t’i kushtohen Zotit me përkushtim për të predikuar dashurinë e Zotit dhe Ungjillin e tij në Dioqezën tonë të Rrëshenit. Burimi: Dioqeza Rrëshen

Gjyste (Gëzime) Doda Martine Gjoka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.