Dy persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi në një dyqan në Londrën perëndimore, ndërsa një fëmijë dhe katër të rritur janë shpëtuar nga vendi i ngjarjes. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zjarrfikëse për mediat britanike.
Shpërthimi ndodhi në një dyqan poshtë banesave në zonën e Southall.
Zjarrfikësit e Londrës thanë që ekipet po ndërmerrnin një “operacion të ndërlikuar” në vendin e ngjarjes në King Street.
