Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Ajo që bie në sy është dhe një hartë e Shqipërisë në korridorin e banesës, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse shenjat e ‘luftës’ së një dite më parë janë kudo të dukshme. Shtëpia e familjes që kishte 5 vjet që kishte ardhur në këtë lagje, duket tepër modeste dhe larg çdo luksi.

Në ballkon duken dhe shenjat e gjakut, çka tregon dhe vendin ku është qëlluar 71-vjeçari.
Ndërkohë në shtëpi u gjetën 5 kallëpe tritol dhe dyshohet se 71-vjeçari merrej me prodhimin e eksplozivëve.
