Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç

10:30 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aaaksident autostrade
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfshirja e të rinjve në aksidente rrugore ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në mars ka gati një dyfishim të aksidenteve nga shoferët nën 24 vjeç, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, drejtimi i mjetit në mënyrë të shkujdesur, si dhe mosnjohja e Kodit Rrugor janë ndër problematikat kryesore të kësaj grupmoshe.

“Ka të bëjë me sjelljen e gabuar të tyre dhe agresive, përdorimi i celularit me vend dhe pa vend, shpërqendrohu në mënyrë të pakuptimë në rrugë, nuk dinë të kryejnë parakalimet. Drejtuesit e rinj janë të pamirëinformuar me kërkesat që parashikon Kodi Rrugor”, thotë Hodo.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë shënuar 377 aksidente rrugore, 43 % më shumë sesa vjet. Numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Rreth 90% e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Sipas ekspertëve, fokusi duhet vënë tek mirëedukimi i tyre.

“Siguria rrugore ka rënë. Duhet ta vlerësojnë seriozisht situatën, është cenuar rëndë siguria rrugore e shtetasve, të cilët për të marrë një rrugë duhet të mendohen mirë. Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve që të përgatiten mirë në autoshkolla”, shton Hodo.

Një rënie të fortë pësoi gjatë tremujorit të parë të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore që është ulur në 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Aksident tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, policia blindon zonën dhe zgjeron perimetrin e sigurisë

09:49 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.