Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dyfishohen çmimet e apartamenteve, agjenti i pasurive të paluajtshme zbulon detajet: Ja cilat janë arsyet

20:37 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirane apartamente pallate kulla 1 1120 750x561 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë njohur dyfishimin e tyre duke u bërë gati të përballueshme për qytetarët e zakonshëm. Por sërish edhe pse me çmime stratosferike, në kantieret në ndërtim dëgjohet gjithmonë shprehja “Janë të shitura të gjitha!”.

Agjenti i Pasurive të Paluajtshme, Armand Shkëmbi tha në një emision televiziv, se në Shqipëri se banesat e blera rrinë të mbyllura dhe nuk hidhen në treg për t’u shitur apo dhënë me qira.

Kjo, tha ai, bën që tregu të mos jetë dinamik dhe se në total në një pallat në ndërtim shiten vetëm 50 % e hyrjeve dhe të tjerat mbahen të mbyllura për arsye të ndryshme. Aktualisht në Tiranë  janë 52 mijë apartamente të mbyllura tha Shkëmbi, ndërsa shtoi se vetëm 5 % e popullsisë mund të përballojnë këto çmime të larta.

“Ne jemi nën një flluskë sepse nuk lidhet kërkesa me ofertën, klientët nuk kanë kapacitetet financiare për të blerë me këto çmime. Shumica nuk e marrin dot çmimin më lartë se 1200 euro metri katror. Shumica e apartamenteve që shkojnë 170-200 mijë euro shumica e njerëzve janë jashtë tregut. Klasa punëtore ka vite që është jashtë tregut, shtresa e mesme thuajse ka dalë plotësisht jashtë tregut dhe ne kemi mbetur vetëm me 5 % të popullsisë që mund t’ia lejojë vetes këto çmime. Ne nuk kemi mekanizmat e tregut që funksionojnë tamam, mënyra se si ndërtohen pallatet. Këtu ne te ndërtohen me lekët e blerësve, pra sa fillon projekti nisin shitjet kjo prish tregun. Mekanizmi i dytë është mos taksimi i pronës së dytë. Ne kemi 52 mijë apartamente bosh në Tiranë. Pra nuk kemi një treg dinanik, por të bllokuar. Për Tiranë janë emigrantët që blejnë, 30-35 % e shitjeve, por pjesa më e madhe e tyre janë mbyllur”, tha ai.

cmimet dyfishohen pasurive
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksioni për faturimin e produkteve blegtorale dhe bujq֝ësore do shtrihet në 3 faza

10:00 / July 18, 2025

Monedha euro drejt një minimumi të ri, po zbret nën 97 lekë

21:39 / July 17, 2025

Rama: Sipërmarrja më e madhe gjermane, interes për të investuar në Shqipëri

10:00 / July 16, 2025

Taksa e re për shtëpitë e dyta/ Eksperti Imobiliar: Mund të sjellë rënie çmimesh

21:43 / July 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.