Anakonda dhe krokodili njihen si dy grabitqarët më të rrezikshëm në ujërat e Amazonës. Një video e publikuar nga biologu Kevin Dooley po bën xhiron e rrjetit pasi tregon një duel mjaft të vështirë mes dy egërsirave.
Anakonda 8.5 metra e gjatë është filmuar duke luftuar me krokodilin “caiman” por ndeshja nuk shkoi mirë për asnjërin prej tyre.
Anakonda e rrethon krokodilin derisa i këput të gjitha këmbët dhe më pas e gëlltit të gjithin. Edhe vetë gjarpri i rrezikshëm merr një plagë të thellë, teksa Caimani e kafshoi ashpër.
