Qytetarë të shumtë i janë drejtuar sot qytetit të Elbasanit në festën e Ditës së Verës.
Pas festës qytetarët e shumtë, po kthehen në qytetin e tyre, dhe kjo ka bërë që të krijohen radha kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan.
Dhe pse jemi në një kohë pandemie sot pamë që qyteti i Elbasanit ishte i mbushur plot, ku shumica ishin pa maska dhe nuk respektonin distancën sociale.
Festimi i Ditës së Verës kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë dhe konsiderohet si festë e Elbasanit.