Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

13:52 / May 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3896 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ku në një banesë në Tiranë 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua, në ngjarjen e mbuluar plot mister po dalin në dritë informacione të reja. Mësohet se AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) prej dy javësh ka nisur hetimet për komisariatin nr.2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore që ata kanë kryer për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku dyshimet e para janë së komisariati nr.2 ka neglizhuar zbardhjen e saj.

Përveç ish-bashkëshortit të Xhuanës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes, dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë që dinë më shumë apo kanë pasur rol në atë që ndodhi. A2 CNN mëson nga të afërm të Xhuanës se telefoni i saj ende nuk është hapur dhe këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar. Shoqja ka dhënë vetëm një deklaratë në spital dhe më pas nuk është rimarrë më në pyetje nga policia apo prokuroria.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të. Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë. Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? 

Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar.

25-vjeçares Dyshimer hetim vdekjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.