Dy raste të reja dyshohen me koronavirus në Shkodër, duke e çuar këtë numër në 33 në këtë qytet, e duke u bërë bashkia e dytë më e prekur në vend.
Nuk dihet ende mosha e të prekurve, çka pritet të bëhet e ditur nesër (e dielë) nga strukturat shtetërore.
Raportohet se pritet një rritje e mëtejshme e numrit teksa janë marrë dhe 17 mostra të tjera në këtë qytet. Ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 18 ndërsa të shëruar në të gjithë vendin në 99. Ashtu si dy fundjavat e shkuara dhe këtë fundjavë Shqipëria është në karantinë deri në orën 05.00 të mëngjesit të së hënës.