Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“e-Albania”/ Ky është udhëzimi i ri për autoshkollat, patentat dhe pronarët e automjeteve

20:33 / January 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta testimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një udhëzim të ri sa i përket aplikimit që kandidatët për leje drejtimi duhet të bëjnë. Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”, gjë e cila prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët.

Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë, në seksionin e dedikuar në këtë faqe.

Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi i tyre nga DRSHTRR, “nëse autoshkolla plotëson  kriteret  teknike  dhe  profesionale  për  të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.”

Gjithashtu të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas  shqiptarë,  mund  të  pajisen  me  leje  drejtimi të mjetit, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 311 po në portalin shtetëror “e-Albania”, shkruhet më tej në udhëzim.

Në një tjetër udhëzim, ministria e Infrastrukturës ka vendosur edhe transferimin e një shërbimi tjetër në portal. Në këtë rast nëse certifikata e pronësisë së mjetit tuaj shkatërrohet, humbet, dëmtohet apo vidhet, udhëzimi informon se çdo shtetas duhet të paraqitet në portalin “e-Albania” për zëvendësimin e tij, ku në të do të gjejë:

  1. aplikimin dhe  shërbimin  e  kërkuar,  i  cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
  2. deklarimin  për  humbjen  e  certifikatës  së pronësisë, e shprehur në modelin e shkronjës “a”, të pikës 1 të këtij neni”

e-Albania Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.