Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E bardha e vezës/ Rigjeneron lëkurën e lodhur nga plazhi

10:45 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jasmine Joyner Blog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E verdha e vezës dihet që është më e  pasur me vlera ushqyese, minerale e vitamina, por e bardha e vezës është ndër përbërësit kryesorë të maskave të bukurisë.

Mënyra më e mirë për të qetësuar dhe freskuar lëkurën tuaj gjatë këtyre pushimeve verore është nepërmjet maskës me të bardhën e e vezës, bërë vetë në kushte shtëpie.

Nëse ke lëkurë më shumë të yndyrshme, pas plazhit, fytyra mund të ketë një shkëlqim jo të këndshëm, por në të njëjtën kohë edhe poret do të jenë të bllokuara. Për të pasur lëkurë rrezatuese dhe pa pore mund të përdorësh këtë maskë shumë të thjeshtë vetëm me dy përbërës të kuzhinës.

Përbërësit:

  • E bardhë veze
  • Disa pika lëng limoni i freskët

Përdorimi:

1. Pasi e ke ndarë të bardhën e vezës nga e kuqja, hidhe me kujdes në një tas të pastër dhe shto disa pika limoni.

2. Pastroje fytyrën butë me një pambuk të lagur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret.

3. Aplikoje përzierjen me të bardhë veze dhe limon duke bërë lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave, në mënyrë që maska të depërtojë më shumë në pore.

4. Lëre maskën të veprojë për 20 deri në 30 minuta, derisa të krijojë një shtresë të hollë.

5. Pasi të jetë tharë plotësisht, shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe pas disa minutave përdor kremin hidratues.

E bardha e vezës ndihmon për të mbajtur nën kontroll yndyrën e lëkurës, ndërsa limoni, përveç që heq erën e vezës, ndihmon edhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim fytyrës.

E bardha e lodhur Rigjeneron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forumi për Politikat dhe Sigurinë Globale, Rama: Europa duket si një gjigand i vjetër dhe i lodhur, duhet të zgjohet

19:05 / October 21, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.