Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E çoi në një kamp veror, 7-vjeçarja shqiptare mbytet në liqen, babai i saj kërkon drejtësi

08:40 / July 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7606
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

37-vjeçari shqiptar, Jetmir Murataj, ka kërkuar drejtësi për vajzën e tij të vogël që u mbyt në liqen dy ditë më parë, në një kamp veror, në Acquaviva di Caraglio, në zonën e Cuneos të Italisë.

Duke folur për median italiane “La Repubblica”, ai thotë se vogëlushja nuk ra rastësisht në liqen dhe se nuk ishte vetëm.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lihet një 15-vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”,ka thënë ai.

Vajza e vogël ishte jeta ime, çfarë doni t’ju them”,shprehet Murati teksa prek gjoksin e tij.“Unë e rrita atë për shtatë vjet. Më djeg shumë. Këtu më djeg aq shumë sa nuk marr dot frymë”, tregon Murataj për Repubblica.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje dhe braktisje të fëmijëve, ndaj disa personave, pas mbytjes së 7-vjeçares Anisa Murati.

Pasditen e djeshme, e mërkurë 17 korrik, vajza e vogël u zhduk në zonën e bioparkit Acquaviva di Caraglio, pak pas orës 15:00. Ajo u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit në sipërfaqe, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Vajza e vogël ishte në një grup të organizuar nga qendra verore e famullisë Demonte, qytezë në luginën e Sturës ku jetonte së bashku me familjen e saj.

e mitur liqen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.