Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E denoncojnë se kishte armë në shtëpi, ja çfarë i gjen policia

11:05 / March 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 03 02 at 11.00.46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kurbinit ka gjetur një arsenal armësh në shtëpinë e një 43-vjeçari, pasi denoncuan se ai mbante armë në shtëpi.

Gjatë kontrollit u gjet një mitraloz, një pushkë, 11 granta, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë.

NJOFTIMI

Falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, pasi informacioneve të marra dhe kërkimeve të shumta, Policia gjen të fshehura në tokë, armë zjarri, granata e municion luftarak.

Poseduesi i tyre, i arrestuar tre muaj më parë, po vuan dënimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Njësisë Antieksploziv, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në fshatin Sanxhak, Kurbin, përreth banesës së shtetasit K. P., 43 vjeç, kishte të fshehura armë zjarri dhe municion luftarak, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në tokë: 1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. P., 43 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, aktualisht po vuan dënimin në I.E.V.P. Shënkoll, Lezhë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe fton cilindo që disponon informacion për paligjshmëri, të informojnë në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.