Një 73-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi nëna e një 9-vjeçare, fqinj me të e ka denoncuar për ngacmim seksual.
Sipas News 24, nëna e vajzës pretendon se i moshuari i ka prekur të bijën në vende intime. Ka qenë vogëlushja ajo që i ka treguar nënës për ngjarjes teksa do të pyetet në praninë e psikologes.
Pak ditë pas ngjarjes së Sarandës, ku një 17-vjeçare denoncoi se një 72-vjeçar ka abuzuar me të seksualisht për disa vite kjo është ngjarja e dytë ku një i moshuar shoqërohet në polici për të njëjtën akuzë.
