Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E dënuan padrejtësisht përjetë për vrasjen e gruas, flet për herë të parë Jani Zoto pasi fitoi pafajësinë: Kur hapa derën pashë skenën që as në filma se kisha parë!

15:12 / November 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 2a2c2ff1f20e577ae8ec908673097e31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jani Zoto u burgos në vitin 2014, kur bashkëjetuesja e tij rumune Aciu Flopjca-Aurica u gjet e masakruar në vaskën e shtëpisë së tyre në ishullin Kos të Greqisë.

Mirëpo vetëm pas 9 vitesh, është zbuluar se autor i krimit ka qenë fqinji i tyre, me origjinë nga Pakistani. Ngjarja e rëndë asokohe bëri shumë bujë në shtetin fqinj, teksa tashmë, Jani është shpallur i pafajshëm.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Jani Zoto ka treguar gjithçka ka ndodhur atë ditë, duke treguar që nga momenti kur gjeti bashkëjetuesen e tij të masakruar, e deri në procesin ku ai u dënua padrejtësisht.

“Bashkëjetonim me shoqen time, punonim bashkë prej 2-3 vjetësh. Atë ditë, shkoj në shtëpi për ta marrë për në punë siç e kishim lënë. E gjej të masakruar. I tmerruar dhe i alarmuar hap derën për të lajmëruar policinë. Porta e shtëpisë ishte e mbyllur me çelës në fillim, kishim dhe një çelës rezervë. Unë kur shkova në punë nuk kisha nevojë për ta marrë çelësin. Ajo nga një vesh nuk dëgjonte mirë dhe kishte një sinjal që bënte gjithmonë zhurmë kur unë ngjisja shkallët. Kur hyra, sinjali ishte pas derës, plerat ishin po ashtu aty. Unë e gjeta me sy mbyllur në vaskë, e masakruar. E preka por ajo kishte vdekur. Të tillë vrasje nuk kam parë as në filma.

Fillimisht nuk kishte asnjë provë përveç dëshmisë së fqinjve. Policia e bëri dhe ekspertizën. Mua më mbajtën për 2-3 ditë, edhe pse u thosha jam i pafajshëm përfundova në paraburgim. Pas 25 ditësh vjen ekspertiza mjeko-ligjore por mua nuk më thanë gjë, përveç se në thonjtë e gishtave të saj ishte gjetur ADN e një personi tjetër. Pas një muaji e gjysmë kam bërë gjyqin e parë, por para kësaj, aty vinte një prokurore më dha ok që nuk isha unë fajtori. Në një vizitë që bënte në burg, unë i thashë që ju më dhatë ok pse jam akoma në burg. Ajo më tha ‘zoti Jani nuk është në dorën time të të nxjerr, por shoqja jote ka luftuar për jetën dhe është gjetur ADN e dikujt tjetër’. Por në gjyq nuk u morr asgjë parasysh. Unë u dënova me burgim të përjetshëm plus 3 vjet e gjysmë dhe gjobë. Shenjat e gishtave të autorit ishin në pllakat e banjës, në trupin e viktimës dhe në një peshqir. Në një emision grek, që mua më ndihmoi për të dalë nga burgu, njerëzit e familjes, treguan se ajo kishte marrë 500 goditje në trup.

Unë atë pakestinezin nuk e njoh. As bashkëjetuesja nuk e njihte, nuk e di as çfarë ka thënë për vrasjen. Di që jetonte në të njëjtin pallat me ne dhe pastaj ishte arratisur. Ai u arrestua pasi vodhi një dyqan elektrik në Gjermani dhe ai e ka pranuar vetë që e kishte vrarë, pa e pyetur njeri.”- tha ai.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.