Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E diela e protestës së banorëve në Bërxullë: S’ka Europë, por vetëm gropë!

11:52 / February 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta er rrugen kashar berxulle 731x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E diela është kthyer në protestë nga ana e banorëve në Bërxullë. Ata janë kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, kjo për shkak të shpronësimit të cilësuar të padrejtë nga ana e tyre. Një prej banorëve të zonës ka deklaruar se shteti nuk do t’ia dijë për banorët. Ajo deklaroi se ka rreth 5 muaj që këta banorë protestojnë dhe se me ndërtimin e autostradës tokat bëhen të paaksesueshme, përveç pretendimit për shpronësimin e padrejtë të pabarabartë me çmimin e tregut.

“Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Kjo firma ka qenë e PD-së, tani është kthyer me PS-në. Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët. Vetëm mbledh firmat për të marrë paratë e veta. ne po shkojmë 5 muaj këtu. Nuk do presim edhe shumë, policia na pret te rruga por edhe ne do e mbrojmë të drejtën tonë. Nuk mund të bëjmë gjyq për shtëpitë tona që kemi punuar gjithë jetën. Nuk mund të ikim me një firmë.

Unë kam 7 dynym tokë. Këtu bëhet autostrada dhe ne nuk e aksesojmë dot. Unë shtëpinë time do e mbroj deri në minutën e fundit. shtëpinë time nuk e lëshoj, do bëhem hero këtu. Shteti shqiptar është vetëm për të vjedhur, nuk e mbron popullin. Ka vetëm padrejtësi, prokurori jo, shtet jo.

Problemi ka shkuar në Parlament por bëjnë një sy qorr. Dikur i binte PS-ja bilbilit, sot i bie PD. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ata. Ata vetëm tallen me popullin. Këta i bien bilbilit, ata miratojnë ligje. Ligjet nuk zbatohen për popullin, i bëjnë ligjet që kur të vijnë në opozitë t’i kenë për vete prapë. Ne do reagojmë në mënyrat më të këqija, do vijnë ata të më vrasin, do i vras dhe unë, me gurë me sfurk, armë nuk kam përdorur dhe nuk përdor. Le të vijë firma të sqarohet me popullin”, u shpreh ajo.

Bërxullë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026

“Të përfundojë plotësisht Reforma Zgjedhore”, Celibashi: 9 maji, rëndësi për integrimin në BE

11:24 / November 3, 2026

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE

11:16 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.