Pas urdhrit të kryeministrit kjo e dielë ishte e nënave me fëmijë për të shijuar shëtitjet dhe ditën me diell deri në orën 11.00.
Tirana sot dukej si në festën e fëmijëve, 1 qershori, por nuk kanë munguar as baballarët.
Kodrat e liqenit, rrugët e Tiranës janë mbushur me fëmijë, ndërsa nënat e tyre luten që kjo situatë të mbarojë sa më parë.
Por ndryshe nga rregulli ka edhe shumë baballarë që kanë thyer karantinën për të shoqëruar fëmijët në xhiro. Disa prej tyre shprehen: “Kemi dy fëmijë, të dy me karrocë dhe nuk mund t’i mbajë vetëm bashkëshortja”,- thotë njëri prej tyre për News 24.
