Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat. Por AgroWeb.org ju këshillon të mos i hidhni më por t’i ruani për t’i përdorur ato në përgatitjen e disa kurave dhe trajtimeve natyrale në shërimin e shumë problemeve shëndetësore.
Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat.
Ja disa nga përfitimet per organizmin si dhe mënyrat si t’i përdorni ato.
Për largimin e toksinave nga trupi
Zjeni në 250 ml ujë një lugë çaji të mbushur me lëkura hudhre.
Më pas kulloni lëngun dhe lëreni të ftohet.
Do t’ju ndihmojë të largoni toksinat nga trupi.
Kjo kurë konsumohet nga një liugë gjelle tre herë në ditë për një muaj.
Më pas bëni 10 ditë pushim dhe kurën mund ta ripërsërisni edhe për një muaj tjetër.
Për rënie në peshë
Zjeni në një tenxhere të vogël 1 litër ujë. Pasi uji të nisë të vlojë largojeni nga zjarri.
Hidhni në tenxheren ku keni ujin e zier të nxehtë tre duar me lëkura hudhrash.
Kujdes lëkurat e hudhrave duhet t’I hidhni pasi uji ka zierë dhe jo gjatë momentit të zierjes. din