Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E dinit që nga të qarat ka edhe përfitime, po dhe janë shumë!

20:08 / November 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qajme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Të gjithë kemi qarë kur kemi qenë të mërzitur, por shpesh mundohemi edhe që t’i mbajmë lotët për të mos rënë në sy.

Në fakt të mbash lotët është një gjë e gabuar. Mos u përpiqni t’i luftoni ato, por lërini të rrjedhin lirshëm sepse nga të qarat ka edhe disa përfitime.

Shkenca ju jep plotë shtatë arsye për të mos i mbajtur lotët.

Hulumtimet nga Universiteti i Tilburgut tregojnë se burrat qajnë mesatarisht një herë në katër javë dhe gratë qajnë mesatarisht 2.7 herë në katër javë dhe kjo nuk është aspak diçka e keqe.

Shikoni më poshtë përfitimet e të qarit:

1.Të qarat ju qetësojnë

Hulumtimet e kryera në vitin 2014 tregojnë se të qara ka një efekt ngushëllues. Në hulumtim është shpjeguar se e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik, i cili ndihmon njerëzit të pushojnë.

2.Lehtëson dhimbjen

Kur qani sepse diçka ju bëri të trishtuar, dhimbja shpesh është mjaft e mprehtë, por ndjeheni të lehtësuar pasi qani. Studiuesit zbuluan se trupi juaj prodhon oksitocinë dhe endorfinë kur qan. Këto përbërës i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë.

3.Ndikon në përmirësimin e shikimit

Shumica e njerëzve i dinë lotët si pika që derdhen mbi faqet tuaja kur qani dhe asgjë më shumë. Por ekziston edhe diçka që quhet “lot bazal”. Loti bazal i ndihmon njerëzit që sytë e tyre të jenë të lagur dhe kështu ju do shihni qartë. Ndonjëherë sytë tuaj mund të jenë pak të thatë, gjë që ju bën të shihni pak më pak.

4.Ju ngre humorin

Trupi juaj, siç u shpjegua më lart, prodhon oksitocinë dhe endorfinë kur qani. Kjo është arsyeja pse të qarat ju bën të ndiheni më mirë pasi të keni qarë dhe ju vë në një gjendje shpirtërore më të mirë.

5.Jep më shumë mbështetje

Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se sa ju shqetëson diçka, por befas e kuptojnë më mirë kur qani. Të qash i bën njerëzit të duan të të ngushëllojnë dhe të mbështesin ty.

6.Shkakton më pak stres

Studiuesit janë të bindur që të qarat mund të lehtësojnë stresin. Kur qan, lotët tuaj përmbajnë një përqendrim të caktuar të hormoneve të stresit.

7.Ju mbron nga bakteret

Lotët përmbajnë diçka të quajtur lizozim, e cila ndihmon sytë tuaj të jenë të pastër. Hulumtimet e kryera në vitin 2011 tregojnë se lizozima ul rrezikun e marrjes së llojeve të caktuara të baktereve.

perfitimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.