Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E droguara humb fëmijën! Gjyshi kërkon të rrisë mbesën

20:54 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e droguara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo ditë mesatarisht policia e Tiranës shoqëron nga 4 deri në 5 persona që konstatohen në aksione rastësore me doza droge, më së shumti kanabis e me tej kokainë, por edhe ekstazi. Por fenomeni i përdorimit të drogës po prodhon krime si dhuna në familje, grabitjet me dhunë por edhe plagë sociale dhe drama familjare.

Në kontekstin e këtij fenomeni në gjykatën e Tiranës po vërehet një tjetër trend, ndërhyrja e shërbimeve sociale që u heqin kujdestarinë prindërve përdorues dhe me vendim gjykate ia kalojnë shtetit, mbasi ata nuk janë në gjendje të kujdesen për ta.

I moshuari Pëllumb Ibrahimi mbërriti në gjykatën e Tiranës menjëherë sapo policia shkoi për të marrë foshnjën e të bijës, një 25 vjeçare që ka probleme jo vetëm me varësinë e drogës, por edhe me shëndetin mendor.

Dramat e familjes së tij nisën nga droga kur 25-vjeçarja një përdoruese heroine dhe në një rast e konstatuar me mbidozë refuzoi ndihmën. Në shtator e reja solli ne jetë një vajzë për të cilën njësia administrative numër katër raportoi në gjykatë se në një rast ajo e la foshnjën në trotuar, pa përkujdesje dhe të zhveshur.

Mbas vendimit që e dërgoi foshnjën për përkujdesje alternative, 65-vjeçari lutet që mbesën ta rrisin gjyshërit. Megjithatë marrjen e masës emergjente të largimit të foshnjës, për gjyshin edhe ky vendim është një sprovë tjetër.

Zyrtarisht nuk disponohen të dhëna përfundimtare se sa është numri i përdoruesve në Shqipëri, pavarësisht statistikave të përafërta. Aktualisht pragu i përdoruesve ka zbritur dhe rezulton se të miturit po përdorin drogë.

Madje në një rast një i mitur u shty në vjedhje dhe më pas shpërblehej me drogë, kurse në një dosje tjetër nën hetim disa të mitur po vjedhin në zonën e Kombinatit pikërisht për të fituar para e për të blerë drogë.

e droguara femilja kujdestaria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.