Bebe Rexha prej mëse dy vitesh tashmë është në një lidhje producentin Keyan Safyar-in. Gjatë kësaj periudhe këngëtarja me origjinë shqiptare është munduar ta mbajë producentin e njohur larg syrit të publikut. Mirëpo jo çdo herë ia del. Dhe jo çdo herë reziston pa postuar ndonjë foto me të.
Në një intervistë të fundit për revistën “People”, Bebe ka folur si rrallëherë për të dashurin e saj. Ajo nënvizoi se ai e mbështet shumë dhe se është pranë saj edhe në momente jo të mira.
“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lart. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë gjë”, tha ajo.