Plot 28 vite më parë shqiptarët vendosën të përmbysin regjimin komunist që udhëhoqi vendin për rreth 4 dekada. Revolta e njerëzve në Tiranë pikërisht më 20 shkurt 1991 solli dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ishin thirrjet e protestuesve të atyre ditëve, të cilët kërkonin një Shqipëri pluraliste e demokratike. Pikërisht rrëzimi i monumentit të Hoxhës shënoi dhe rënien e atij regjimi, duke sjellë një “epokë:” të re për Shqipërinë.
Këto pamje bënë xhiron e botës në mediat e huaja, të cilat u fokusuan në zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri, si një nga vendet e fundit të Evropës Lindore, ku ra komunizmi. Kjo datë është caktuar dhe si dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e atij regjimi.

