Në gjithë do ta mbajnë mend gjatë në kujtesën e tyre zgjimin tronditës të 26 nëntorit, ku një tërmet me magnitudë, 6,4 rihtër goditi Durrësin, i cili u ndje në të gjithë Shqipërinë.
Në mesin e 51 viktimave të tërmetit ishte dhe e fejuara e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Disa orë pas tërmetit përmes një postimi në Instastory, Gregu shkroi se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja së bashku me prindërit dhe vëllain.
Media të ndryshme të huaja si italiane dhe amerikane shkruanin se personi që kishte humbur nën rrënoja djali i kryeministit Rama ishte e fejuara e tij, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë. Rama për këtë gjë u pyet edhe nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, ku ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës.

