Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E frikshme! Balena gëlltit dy femra dhe disa sekonda më vonë i ‘pështyn’ jashtë

13:08 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balenat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit është bërë virale një video ku shihet një balenë kurrizore duke gëlltitur dy femra teksa po bënin kajak. Pak sekonda më vonë, kafsha i “pështyn”, duke i kthyer në sipërfaqe, pasi fyti i saj nuk e ka kapacitetin për të gëlltitur një qenie njerëzore.

Sipas Nicola Hodgins nga “Whale and Dolphin Conservation”, goja e një balene me gunga mund të jetë deri në tre metra, por fyti është vetëm sa madhësia e një grushti njeriu dhe mund të shtrihet deri në 15 inç në diametër për vakte më të mëdha, gjë që shpjegon pse kafsha i ktheu dy gratë në sipërfaqe, disa sekonda pasi i futi në gojë.

Edhe pse së fundi video u bë virale, e vërteta është se bëhet fjalë për një rast të dy viteve më parë. Ngjarjet ndodhën në gjirin e San Luis Obispo, në Kaliforni, kur dy shoqet, Julie McSorley dhe Liz Cottriel, po bënin kajak.

Pasi u “pështynë” nga balena, gratë u trajtuan urgjentisht nga autoritetet në zonë. Asnjëra nuk kishte lëndime serioze. Sado e frikshme dhe e çuditshme të duket kjo ngjarje, e vërteta është se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Në vitin 2019, në “Port Elizabeth” të Afrikës së Jugut, një operator u bllokua në gojën e një balene me gunga, e cila gjithashtu përfundoi duke e “pështyrë” atë disa sekonda më vonë, siç bëri një zhytës në brigjet e Cape Cod, në Massachusetts, më 2021.

2 femra balena gelltit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.