Një breshke që jetonte në një plazh në Florida iu zbuluan plot 104 copa plastike vdekjeprurëse në stomakun e saj.Zbulimi u raportua nga Qendra e Natyrës Gumbo Limbo në Boca Raton
Kjo breshkë, e cila ka madhësinë e një pëllëmbe, kishte ngrënë 104 copë plastike,’thuhet në postim e qëndrës, publikuar në facebook.Mbeturinat e hedhura në oqean mund të zgjasin shekuj dhe nuk shpërbëhen gjithsesi, tregon Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.
Një qese plastike mund të zgjasë 10 deri në 20 vjet para se të degradojë e të shpërbëhet.
Një mbajtës plastike pijesh me gjashtë unaza mund të zgjasë për 400 vjet dhe shishe uji plastik 450.
The Gumbo Limbo Nature Center është një projekt bashkëpunues i Qytetit të Boca Raton, Greater Boca Raton Beach dhe Park District, nga Universiteti Atlantic i Floridas, dhe monitoron mbi 800 fole të breshkave të detit çdo vit.
