Një grua teksa shtëtise natën në një park në Londrën Perëndimore, u sulma nga 100 minj. “The Sun” shkruan se Susan Treftub fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda në trup.
43-vjeçarja ka treguar se ishte duke ecur në park kur befasisht qindra minj dolën nga bari dhe e sulmuan atë. Ajo ka treguar se ishte një moment i neveritshëm dhe ndihej e pafuqishme teksa minjtë kërkonin t’i ngjiteshin në trup.
“Nuk jam e sigurt por mendoj se ishin mbi 100 minj. Ishte errësuar dhe ishte e vështirë të shihje se nga po vinin. Ata po zvarriteshin në këmbët e mia dhe unë duhej t’i largoja. Ndihesha sikur do të sëmuresha,“- tha Susan.
Përveç shenjave të pickimit dhe mavijosjeve në këmbët dhe krahun e saj, Susan nuk pësoi dëmtime serioze dhe ka kërkuar nga autoritetet të merren me këtë çështje.