Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E ftoi në Vlorë, Gjiknuri i përgjigjet për herë të parë Ilir Metës: Eja te miku jot Çim Selami, të të jap një drekë, pastaj shko në…

18:41 / April 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar publikisht Presidentin Ilir Meta se takohet natën me subjekte të OFL-së në Vlorë. Në përgjigjen e tij Meta bëri dhe një ftesë për Ramën, të cilit i tha se mund ta marrë edhe Gjiknurin me vete e ta takonte në Vlorë, pasi ai nuk kishte asgjë për të fshehur.

Në një intervistë në “6Plus1 Vlora”, Gjiknuri tha se e pranon ftesën e Metës.

“Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat. Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepësen dhe ata do të dalin. Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari. Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuz Baba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka pasur mik dhe do ti ofroj një drekë aty,” tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.