Lulzim Basha propozon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.
“Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor
11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.
Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.
Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike:
1. Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”, thotë Basha.
