Paraditen e ditës së sotme një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tek zona e njohur si “Rruga e Re” në Vlorë.
Është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
