Fasoneria e Krujës duket se është kthyer në një ‘makineri’ që prodhon të infektuar me koronavirus. Pasditen e sotme janë kryer sërish 8 teste,prej të cilave kanë dalë pozitive 5 femra dhe një mashkull.
Menjëherë ka filluar hetimi edhe për kontaktet e afërta të zonjave që punonin në fabrikë, të cilat pa e ditur mund të kenë infektuar edhe të afërmit e tyre.
Paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 persona të tjerë nga Kruja, por duke mos dhënë detaje lidhur me burimin e infektimit të tyre. Që nga rasti i parë i zonjës së infektuar në fasoneri e deri më tani në Krujë janë shënuar 23 raste.
