Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se është prekur nga COVID-19 ndërsa bën apel për respektimin e masave.
Përmes një statusi në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19.
Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Me heret nga COVID-19 u preken dhe ministrat Anila Denaj, Blendi Klosi, Bledi Çuçi dhe Niko Peleshi.
Statusi i plotë në “Facebook”
“Të dashur miq,
Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”
