Një tjetër rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e personave të infektuar me Covid 19.
Personi i prekur është pronari i një restoranti në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, raporton ABC.
Në këtë restorant konfirmohet se kanë qenë të pranishëm dhe janë infektuar një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara pozitivë në Elbasan.
