Vetëm pak minuta pas vrasjes në Vlorë është regjistruar një tjetër ekzekutim në Lushnje.
Një 60-vjeçar, me inicialet R.Q., është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se vrasja e 60-vjeçarit ka ndodhur në fshatin Fier i Ri, afër Krujtes.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendin ku ka ndodhur krimi. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por mësohet se ai është një biznesmen dhe ka në pronësi një lokal në zonën ku u vra.
