Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E fundosi era e kanabisit që “pushtoi” zonën, kapet shqiptari që ktheu vilën luksoze në serë kultivimi

21:03 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guardia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza në Varese, ka zbuluar 2 sera marihuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë, rreth 40 kg marijuanë e gatshme. Në pranga u vunë dy persona, një me origjinë shqiptare dhe një tjetër me kombësi italiane.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello, përcjell abcnews.al/

Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.

Ambientet në fjalë u identifikuan si rezultat i analizimit të aktivitetit në disa ndërtesa në provincën Varese. Këto banesa, edhe pse nuk përdoreshin për aktivitete tregtare, kishin konsum të energjisë elektrike, gjatë natës, jo në përputhje me ato të zakonshmet.

Me vëzhgimet e mëtejshme, policia doli në përfundimin se në këto godina mund të ishin duke u kryer aktivitete të paligjshme.  Po ashtu, dy të arrestuarit i nxori zbuluar aroma e fortë e bimëve që ndihej deri jashtë shtëpisë e përhapej në rrugë dhe në shtëpitë afër. Gjatë kontrolleve, përveç substancës narkotike, u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

Përveç kësaj, në shtëpinë e një personi tjetër me kombësi shqiptare, i cili shoqëronte  një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan para për rreth 9,000 euro, që konsiderohet të jenë të ardhurat e veprimtarisë tregtare.

Shqiptari tjetër u procedua në gjendje të lirë për tregti droge.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.