Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimit në vitin 2019.
Mësohet se gjykata ka dënuar me 19 vite burg dy autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci, pas vrasjes së të riut i cili më 13 gusht u gjet i vrarë me thikë, ku trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.
