Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, i cili mori një plumb pas shpine. Në fjalën e saj Lala tha se në sallën e operacionit, 64-vjeçari kishte pësuar një arrest kardiak, duke theksuar se kishte humbur shumë gjak për shkak të plagës së marrë nga plumbi. Gjithashtu ajo shtoi se Ujka prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe çdo mbrëmje dilte shëtitje me familjarët e tij, ç’ka lë të kuptohet se autorët e vëzhgonin prej kohësh shënjestrën e tyre.
“Vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dilte çdo ditë në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Shoqërohej nga gruaja, apo dhe vëllezërit e tij. Bëhet fjalë për një autor të vetëm. Bëhet fjalë për një person që mund të çojnë në identifikimin e tij po nuk mund të flasim për emër konkeret. Pista e hetimit është e borxheve. Shihet edhe mbajtja e posteve që ka pasur. Ka pasur dhe herë të tjera që është vënë në shënjestër të atentateve. Familjarët kanë bërë thirrje që të dhurojnë gjak por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë. Dëshmitare është bashkëshortja por nuk ka dhënë detaje për shkak të traumës por edhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur kur është rrëzuar në tokë. Duke qenë zonë e populluar, ka kamera por po hetohet për një vrasje që ka të bëjë me borxhet dhe problematikat që ka pasur në të kaluarën ish deputeti me postet që ka mbajtur. Kishte kohë që ishte larguar nga postet shtetërore. Konfliktet më të shumta vinin sepse mbante postin e kryetarit të komunës së Velipojës. Është zgjedhur silenciatori për të mos tërhequr vëmendjen dhe është gjetur mënyra që të mos shmangej. Fakti që policia dhe grupi i hetimit ka kthyer sytë nga e kaluara tregon se mund të jetë një autor i dyshuar për të treja ngjarjes. Është ngjarje e rëndë prej profilit të viktimës dhe vendit ku është zgjedhur të kryhet ekzekutimi. Dosjet e mëhershme do i vijnë në ndihmë grupit të hetimit,”-tha ajo ndër të tjera.