Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

E “kryqëzuan” për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

22:56 / June 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora zemani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kritikave të shumta dhe komenteve negative në rrjetet sociale ku akuzohej për heshtje ndaj çështjes së Zvërnecit, moderatorja Bora Zemani ka thyer më në fund heshtjen.

Përmes një postimi të gjatë në Instastory, të shoqëruar me një foto në bregdet, ajo ka sqaruar pozicionin e saj si vlonjate.

Bora e ka nisur mesazhin e saj duke theksuar rëndësinë dhe bukuritë natyrore të Vlorës, nga Zvërneci deri në Sazan, si dhe përgjegjësinë që ka secili për t’i mbrojtur ato:

“Ka disa vende qe nuk kane nevoje per asnje shpjegim. Mjafton t’i shohesh dhe te kujtosh pse i do. Per mua, Vlora eshte nje prej tyre. Cdo pamje e saj, nga Zverneci te Karaburuni e deri te Sazani, me kujton se sa me fat jemi qe kemi trasheguar nje bukuri te tille dhe sa pergjegjesi kemi per ta ruajtur e per ta cuar perpara.”

Duke iu përgjigjur kritikave për vonesën në reagim, ajo u shpreh se preferon t’i trajtojë çështjet me qetësi dhe jo me zhurmë:

“Ndoshta nuk reagoj gjithmone me zhurme. Per ceshtje qe kane rendesi, kam preferuar gjithmone te flas me qetesi dhe pergjegjesi. Prandaj dhe ky reagim, vjen pak i vonuar. Por nje gje nuk ndryshon kurre: dashuria per Vloren dhe deshira per ta pare ate gjithmone me mire se dje.”

Më tej, moderatorja ka mbështetur të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë për të ardhmen e kësaj zone, duke e cilësuar Zvërnecin si pjesë të identitetit shqiptar:

“Keto dite kam pare shume diskutime, qendrime te ndryshme dhe shqetesime lidhur me te ardhmen e Zvernecit. Mendoj se eshte gjeja me normale dhe e drejte qe te kerkohet transparence dhe shqiptaret te shprehin mendimin e tyre kur behet fjale per vende qe jane pjese e identitetit shqiptar.”

Lidhur me investimet dhe zhvillimin e qytetit, Bora theksoi se projekte të tilla duhet të ecin krah për krah me ruajtjen e historisë dhe pasurive natyrore:

“Po flitet shume per te ardhmen e Vlores, per zhvillimin, per investimet dhe per ndryshimet qe mund te vijne. Si cdo vlonjat qe e do kete qytet, une dua ta shoh Vloren te ece perpara, te zhvillohet, te krijoje mundesi dhe te behet gjithnje e me e bukur. Por mbi te gjitha, dua qe cdo hap drejt se ardhmes te behet me respekt per ate qe na ben unike. Sepse zhvillimi ka me shume vlere kur ecen krah per krah me ruajtjen e identitetit, historise dhe pasurive natyrore qe na jane besuar. Une nuk jam kunder Vlores qe ndryshon. Jam per Vloren qe rritet pa humbur shpirtin e saj. Per Vloren qe ecen perpara duke respektuar ate qe ka trasheguar.”

Në mbyllje të mesazhit të saj, ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer për vendlindjen, pavarësisht debateve të fundit:

“Dhe si gjithmone, pavaresisht debateve apo qendrimeve te ndryshme, une jam me ty, per me te miren per ty, Vlora ime e bukur.”

image 2

bora zemani kryqezim Protesta Reagim Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

10:28 / July 17, 2026

Zjarr në kodrat e Vlorës, flakët ndihmohen nga era dhe përhapen pranë zonave të banuara

09:56 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.