Samiti i Poznanit përmbyllet këtë të premte ku në fund realizohet edhe foto familjarëve e pjesëmarrësve.
Në këtë samit mjaft të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor ishte dhe iniciatorja e Procesit të Berlinit, Angela Merkel. Me xhaketë të kuqe, gruaja e hekurt e Gjermanisë bënte kontrast mes seriozitetit të ngjyrave të kryeministrave pjesëmarrës. Por jo vetëm ajo.
E pranishme në punime ishte dhe Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, RC C. E veshur me një kostum të kuq, Bregu dhe Merkel krijonin një matchy-matchy perfekt.
Samiti i Poznanit ka në fokus lehtësimin e mundësive që qytetarët e rajonit të lidhen më mirë me njëri tjetrin. Në samit u vendos një shtim i fondeve për Ballkanin perëndimor që shkojnë për të përmirësuar infrastrukturën, por edhe për të krijuar partneritet mes njerëzve, sidomos të rinjve dhe bizneseve. Një lidhje, që e dëshiron edhe shumica e qytetarëve, sipas Barometrit të Ballkanit, që prezantoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Sipas saj 74% e qytetarëve dhe 67% e bizneseve besojnë në bashkëpunimin rajonal.
