Këtë të martë vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.