Një 35-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim për mashtrim është vënë në pranga nga krimi ekonomik e financiar i Fierit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të mashtrimit ndaj K. Ç., 35 vjeç. Për një periudhë 1-vjeçare ai i ka marë një shtetaseje rreth 8 mijë euro.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur për tirananews.al se ai quhet Kimet Çollaku dhe se e ka mashtruar të renë duke i premtuar se do e merrte për grua.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.