Një ditë më parë një e mitur denoncoi një 25-vjeçare për abuzim seksual. Pas kallëzimit policia ka shoqëruar këtë të fundit, e cila ka mohuar akuzat.
Sipas News 24. policia bëri një ballafaqim të të dyshuarës me nënën e të miturës, e cila tha se e shoqëruara nuk ishte personi që kishte abuzuar me vajzën. Uniformat blu dyshojnë se 25-vjeçarja ka dijeni për ngjarjen dhe po punon për sqarimin e saj dhe identifikimin e përgjegjësve.
E mitura ka denoncuar në polici se vajza 25-vjeçare ka abuzuar seksualisht me të dhe më tej e ka detyruar të dhunojë veten.
Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Pas këtij raporti, e mitura thuhet se është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e dyshohet se është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten.
