Gazetari Sokol Balla ka kujtuar intervistën e fundit me ish deputetin e PD, Sokol Olldashi i cili humbi jetën në një aksident tragjik 6 vjet më parë.
Balla publikuar një foto me Olldashin në studio në korrik të 2013-ës, ku kujton se kjo ishte intervista e fundit me të, dy ditë para garës për Kryetar të PD.
“Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për Kryetar të PD. Pas intervistës, një nga të ftuarit që ishte kritike me te, me tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. “Sepse doli shkëlqyer””, kujton gazetari.

