Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

E mori rrjedhja e ujit në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 68-vjeçarit holandez

14:25 / May 11, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanioni2 768x544 1 635x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 4-ditësh i mbytur në kanionet e Osumit në Skrapar, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të turistit hollandez,68-vjeçarit Jules Schuurmans. Ekspertët thonë se “Trupi mund të ketë ngecur në zgavrat e kanioneve dhe nuk do pritur të dali mbi ujë nga rrjedha. Në fund të kanioneve është vendosur rrjetë nga policia”.

Vijojnë prej 4-ditësh në Skrapar kërkimet për gjetjen e trupit të 68-vjeçarit

Jules Schuurmans, turistit holandez që e mori rrjedha e lumit mbrëmjen e 8 Majit në rrjedhën e kanioneve të lumit Osum. Prej 3-ditësh,në kanionet e Osumit në Skrapar kanë mbërritur palombarët e Repartit Special “RENEA”, të cilët po kërkojnë në ujërat e lumit trupin e turistit holandez. Palombarët janë duke kërkuar në lumë së bashku me specialistët e Federatës Shqiptare të Rafting, që e njohin me pëllëmbë të gjithë perimetrin e kanioneve. Edhe pse kërkimet janë ndërprerë pasditen dhe mbrëmjen e djeshme për shkak të rrjedhës së shtuar të ujërave të lumit, sot kërkimet kanë filluar që prej mëngjesit dhe janë duke vazhduar por trupi i 68-vjeçarit Jules Schuurmans nuk është gjetur ende. Në zonën e Skraparit dhe pikërisht në pikën fundore të kanioneve, aty ku policia ka vendosur edhe një rrjetë për të mos lejuar trupin të zbresë poshtë, kanë mbërritur edhe familjarë të çiftit Schuurmans, që janë duke qëndruar me policinë, në pritje të gjetjes së trupit të familjarit të tyre. Specialistët e Rafting pohojnë se kanë kaluar shumë ditë dhe trupi, për shkak se mushkëritë janë mbushur me ujë, ka shkuar në fund.Sipas specialistëve të Rafting, trupi duhet të ketë ngecur në zgavrat e thella të kanioneve dhe mbi sipërfaqe do dali pasi të shtohet rrjedha e lumit. Specialsitë pohojnë se çifti i bashkëshortëve Schuurmans kishin hyrë në kanione pa masa sigurie dhe pa jelekë shpëtimi dhe të futesh në një kanion të tillë pa jelek shpëtimi është çmenduri.Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo. Spathara ka pohuar se në zonën e kanioneve duhet të ketë kontrolle sigurie, pasi janë rreth 8 km kanion me shumë pika rrezikshmërie dhe jo çdokush që merr një Kajak apo një gomone mund të hyrë në kanion për të kryer aktivitete sportive, pa u shoqëruar me profesionistë.

“Masat e sigurisë dhe njerëzit që duhet të bëjnë këtë lloj sporti duhet të jenë njerëz të trajnuar mirë dhe të kontrolluar. Federata Shqiptare e Rafting ka bërë një studim për të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, ku kemi nxjerrë rrezikshmërinë e lumenjve, me pjesët që janë më të lehta dhe ku mund të bëhen aktivitete në shërbim të turizmit. Shpresat për ta gjetur të gjallë turistin janë të pakta, pothuajse janë shuar fare se kanë kaluar shumë ditë. Ne tani po mundohemi të gjejmë trupin e pajetë por është e vështirë sepse në ditët e para mushkëritë mbushen me ujë dhe trupi shkon pothuajse në fund të lumit. Që trupi të dali në sipërfaqe duhet të paktën 5-7 ditë sepse janë pothuajse 8 km distancë, nga pika ku ai ka rënë e deri në përfundim të kanioneve. Në fund të kanionit është vendosur një rrjetë dhe policia e shërbimi zjarrfikës janë duke e monitoruar atë vend 24-orë pa ndërprerje. Unë mendoj se janë disa pjesë të vështira të kanionit, janë disa zgavra dhe ato mund ta mbajnë trupin të bllokuar aty për momentin dhe më vonë rrjedha ta lëshojë. Turistët kanë hyrë në kanione pa jelekët e shpëtimit, të cilat i kishin lënë në makinë dhe të futesh në një kanion të tillë pa jelek shpëtimi është çmenduri”, ka thënë Zamo.Spathara.

Ngjarja:

Jules Schuurmans së bashku me bashkëshorten e tij Helma Schuurmans, kishin shkuar për të notuar pasditen e 8 Majit në kanionet e lumit Osum në Skrapar,por i ka marrë rrjedha e lumit. 64-vjeçarja Helma Schuurmans ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit dhe nuk ka mundur dot të dalë jashtë. Pasi ka dalë nga uji,64-vjeçarja Helam Schuurmans ka shkuar në Spitalin e Skraparit,ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është përmendur, turistja holandeze ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortit të saj. Çifti i bashkëshortëve Jules dhe Helma Schuurmans,4-ditë para ngjarjes së rëndë kishin shkuar me pushime në Skrapar dhe po qëndronin në një Kamper.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.