85-vjeçarja Yocheved Lifshitz u lirua nga Hamasi ditën e hënë, dhe ka rrëfyer eksperiencën e hidhur. Në një konferencë për mediat, e moshuara u shpreh se në Gaza ishte sikur të ndodhej në ferr. “Ishte e vështirë, por do ta kalojmë”,-u shpreh ajo.
Ajo u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, bashkë me qindra izraelitë të tjerë që u rrëmbyen natën e sulmit në fillim të tetorit.
Hamasi liroi atë dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç, të hënën, dhe më vonë ata u ribashkuan me anëtarët e familjes. E pyetur nëse ishte mbajtur me njerëz të tjerë në Gaza, vajza e Lifschitz u përgjigj: “Po, ishte me njerëz të tjerë. Kishte kujdes mjekësor deri diku”. Ajo shtoi gjithashtu se mes pengjeve ka edhe fëmijë.
